E Shtunë, 31 Tetor 2026

Alarm ne Times Square


Nje alarm eshte dhene per nje makine dyshuese ne Times Squere te New Yorkut. Menjehere i gjithe bulevardi eshte izoluar nga policia e vendit.

Sipas Burmebe te Fox News eshte pare nje burre duke dal nga nje automjet e duke ikur me nxitim duke u dalluar mes gjithe kalimtareve pasi vraponte sikur po e ndiqte njeri.

Automjeti i dyshuar ishte ngjyre jeshile dhe ishte parkuar perballe nje hoteli te quajtur Westin ne rrugen 43.
Menjehere sapo ky lajm u perhap ka mberritur policia ku ka pare nga afer te gjithe ngjarjen ne fjale megjithese ende nuk eshte zbardhur motivi i saj. Kerkimet vijojne te jene intensive nga ana e policise.
Ndersa te gjithe kalimtaret e rastit ne kete zone dhe persona te tjere jane evakuar nga policia zona eshte nen vezhgimin maksimal te policise.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›