MetaPrioritet terheqja e investitoreve

Zv/ Kryeministri njekohesisht Ministri i Ekonomise Tregtise dhe Energjitikes Ilir Meta ne nje takim me shoqaten e investitoreve te huaj te Shqiperise u shpreh se terheqja e investitoreve te huaj ne vendin tone eshte nje nga prioritetet kryesore te qeverise. Kjo tha ai do te ndikoje dhe ne zhvillimin e metejshem te ekonomise shqiptare si dhe ne realizimin e prioritetit kryesor per anetaresimin ne BE.
Meta shtoi ne fjalen e tij se do te nxitet dhe ndertimi i parqeve industriale ne menyre qe Shqiperia shume shpejt te behet nje eksportuese e energjise elektrike.
Nderkohe ne nje tjeter takim me Dhomen e Tregtise dhe Industrise Meta u shpreh se qeveria do te beje cdo gje per te mbeshtetur biznesin vendas duke patur nje partneritet te ngushte dhe transparent. Ai shtoi se synimi i qeverise eshte permiresimi i ekonomise dhe punesimi i sa me shume qytetareve.
Nga ana tjeter kreu i investitoreve shqiptare Nikolin Jaka u shpreh se ardhja e Metes ne krye te Ministrise se Ekonomise eshte nje mundesi per zgjidhjen e problemeve dhe shqetesimeve qe ka kjo ndermarrje ne vazhdimesi.
Ne kete takim moren pjese investitore te shumte vendas te cilet diskutuan dhe per problemet qe i shqetesojne ne bizneset e tyre.