E Hënë, 2 Nëntor 2026

Kina ne shenjester te reklamave ne fushaten elektorale ne SHBA

Bilanci i forcave ne te dyja Dhomat e Kongresit amerikan do te percaktohet ne zgjedhjet e 2 nentorit. Dhe axhenda e politikave te presidentit Obama do te ndikohet nga rezultati i tyre. Nderkohe ka dale nje keqberes i perbashket ne shume gara politike.

Ne reklamat politike ne mbare vendin si demokratet edhe republikanet akuzojne kundershtaret e tyre se kane ndihmuar Kinen i kritikojne ata per mbeshtetje te tregtise se lire me ate vend dhe kane shkurtuar taksat per kompanite qe bejne biznes atje.

Vala e zgjedhjeve te 2 nentorit per ne Kongres po afron me shpejtesi. Anketat tregojne se shqetesimet kryesore te votuesve kete vit nuk jane luftrat por ekonomia e dobet dhe papunesia. Evan Tracey analizon reklamat politike per nje grup jo partiak.

Kina eshte nje shenjester e mire pasi shihet si nje ekonomi ne rritje. Ne shume menyra ata shihen si nje kercenim ndaj dominimit te Shteteve te Bashkuara ne ekonomi. Ekziston nocioni se Kina po na merr vendet e punes. Apo se Kina po merr parate e taksave qe paguajme. Kjo eshte ideja qe kandidatet po hedhin ne keto reklama.

Demokrati i Ohajos Zack Space thote se mbeshtetja per tregtine e lire nga kundershtari i tij po i dergon vendet e punes ne Kine.

Nje numer analistesh dhe ekonomistesh pohojne se pretendimet ne keto reklama jane te pakten te ekzagjeruara. Dan Griswold ne institutin Cato thote se globalizimi eshte nje realitet dhe amerikanet perfshire politikanet duhet ta perqafojne kete ide.

Ne jemi sot nje ekonomi sherbimi e klases se mesme. 80 perqind e amerikaneve punojne ne sektore sherbimi dhe kjo eshte nje tendence e natyrshme e cdo vendi te pasur industrial. Ne duhet tia pershtasim politikat tona ketij realiteti.

Griswold dhe te tjere thone se politikanet duhet te jene te ndershem me votuesit dhe punetoret amerikane. Ata kembengulin se punet e sektorit te prodhimit qe kane kaluar ne Kine nuk ka te ngjare te kthehen perseri.

Nje politikan qe mundohet te fajesoje Kinen per problemet ekonomike te Amerikes nuk eshte i ndershem me zgjedhesit qe kerkon te perfaqesoje.

Por faktet thote Evan Tracey dhe analiste te tjere gjenden te fshehura mes komenteve te kandidateve.

Ne politike zbulimi i permbajtjes eshte detyre e fushates kundershtare. Pra synimi i fushates tende eshte te japesh versionin tend per shembull a kaluan vendet e punes ne Kine per shkak te shkurtimit te taksave Po. A shkuan parate per stimulimin e ekonomise ne kompanite kineze Absolutisht.

Ne fund te fundit eshte ne duart e votuesve amerikane te zbulojne se cila eshte e verteta dhe cfare eshte ekzagjeruar. Ne javet ne vazhdim votuesit e dine punen qe kane per te bere. Ka qindra reklama qe transmetohen tani qe portretizojne Kinen si te keqen e madhe.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›