E Shtunë, 31 Tetor 2026

Alarm në avionin Turkish Airlines, telefonatë pilotit: Do të vdisni

Selanik, 23 janar, NOA - Një avion i linjës Turkish
Airlines bëri një ulje urgjente në Selanik pas një telefonate drejtuar pilotit
me fjalët Ju sot do të vdisni, një bombë është vendosur në bordin e avionit. Avioni  vinte
nga Gjermania me destinacion aeroportin Dalaman në Turqi.

Piloti i avionit u vu menjëherë në kontakt me
autoritetet greke.

Avioni sipas autoriteteve të aeroportit grek u
ul në mënyrë të sigurtë në Selanik dhe 70 pasagjerët janë të mirë. Ndërkohë
policia po kryen kontrollin e avionit.

a.k/NOA

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›