TKOB nis vitin me Projektin për të rinjtë dhe të vegjlit

Tiranë, 22 janar NOA - Sezoni në TKOB ka nisur
me projektinOpera për të rinjtë dhe të vegjlit 2010, falë një bashkëpunimi
mes TKOB-së, Drejtorisë së Arsimit, nën patronazhin e Ministrisë së Arsimit dhe
Shkencës. Drejtuesit e këtij institucioni po tentojnë të afrojnë muzikën
klasike, operën dhe baletin drejt grupmoshave 10-17 vjeçare.
Një publik ky i munguar për vetë specifikën e
shfaqjeve skenike operistike dhe muzikore. Prej disa vitesh është ngritur ky
shqetësim nga artistë dhe studiues të ndryshëm të artit klasik, një fenomen,
tashmë, jo vetëm shqiptar. Për këtë qëllim duke filluar prej datës 16 janar e në vazhdim
në këtë skenë janë paraqitur për publikun e ri, një sërë shfaqjesh koncertore dhe skenike të
gjinive të ndryshme. Realizuar për nxënës shkollash projekti Opera për të
rinjtë dhe të vegjlit vjen me qëllim edukimin e shijeve artistike e muzikore, afrimin e publikut të ri
përmes shfaqjeve tërheqëse për moshat e tyre, rritjen e nivelit të njohurive
muzikore që ata kanë marrë përmes vlerave të artit botëror dhe atij kombëtar,
si dhe njohjen nga afër me artistët më të shquar të skenës artistike shqiptare. Në këtë projekt përfshihen baleti
Arrëthyesi, i cili ishte premierë në fund të nëntorit në TKOB, në koreografinë e Ilir Kërnit.Një shfaqje
e konceptuar për këtë grupmoshë është edhe spektakli i dancit alternativ të titulluar
Një ndodhi në pyll, në koreografinë e Llaqi Nakos, artistët e Ansamblit Popullor
dhe folkloristët e vegjël, me një shfaqje të titulluar Gjerdani i perlave
popullore.
Shfaqja e fundit e projektit Opera për të
rinjtë dhe të vegjlit do të jetë Tirana by night novelë koreografike rinore,
e cila do të ngjitet në skenë për të rinjtë më datën 22 janar.
m.s/NOA