Haiti, vazhdojnë operacionet e shpëtimit
Një burrë haitian ka arritur që të shpëtohet nga një ekip emergjencash izraelite pasi ka qendruar mbi 10 ditë nën rrënoja. Mrekullia ka ndodhur në Port Au Prince në kryeqytetin e kombit fatkeq në Haiti.
"Nuk e di sesi ka arritur që të mbijetojë, ka kaluar shumë, shumë kohë por për fat të mirë ai është akoma gjallë"- u shpreh një nga pjesëtarët e forcave të shpëtimit. Më herët gjatë ditës së premte forcat e shpëtimit arritin që të nxjerrin nga gërmadhat e një ndërtesë shumëkatëshe një të moshuar 84-vjeçare.
Presidenti i Haitit, Rene Preval, bëri të ditur se nuk do të kërkojë anullimin e misioneve të shpëtimit pasi sipas tij mund të ketë me qindra të mbijetuar që presin të gjallë nën rrënoja.
Pavarsisht se kanë kaluar 11 ditë nga tërmeti 7 ballësh që preku shtetin e paqësorit të jugut, situata në Haiti nuk është shumë e qëndrueshme. Sipas disa raportimeve një e treta e banorëve të Haitit kanë nevoja emergjente për ushqime dhe ujë. Llogaritet që rreth 1,5 milionë njerëz të kenë humbur shtëpitë e tyre. Pavarsisht gjendjes katastrofike ka disa lagje në kryeqytetin haitian, në Port Au Prince ku ka filluar që të normalizohet situata. Autobuzat kanë filluar që të funksionojnë, paraja ka filluar sërish që të futet në qarkullim dhe dyqanet kanë filluar që të punojnë sërish.