Xavi: Duhet të luajmë futboll më argëtues
Mesfushori i Barcelonës, Xavi Hernandez, dëshiron që kombëtarja e Spanjës të luajë futboll më argëtues në Kupën e Botës.
"Unë jam një romantik i futbollit sikur edhe Cruyff. Ne na pëlqen futbolli i cili është atraktiv, sulmues dhe i lehtë për syrin. Kur fitoni duke luajtur në këtë mënyrë është dyfish më e kënaqshme", ka thënë Xavi.
"Taktikat ia fituan ndeshjen Zvicrës dhe ata përpiqeshin të gjejnë mënyra për të na neutralizuar ne. Ata dolën në fushë për barazim, por përfunduan duke e fituar ndeshje. Nuk e di se çfarë ndjenje është të fitosh në atë mënyrë pasi nuk është diçka të cilën e kam përjetuar".
"Kam luajtur gjithmonë futboll sulmues dhe idetë e mia të futbollit janë shumë të qarta dhe të mirë-definuara. Jam rritur tek Barcelona me atë stil loje dhe është një gjë që më pëlqen. Mendoj se është mirë të fitojmë në këtë mënyrë, duke marrë iniciativën që nga fillimi", ka shtuar spanjolli në një intervistë për faqen e internetit të FIFA-s.