E Diel, 1 Nëntor 2026

Alarm për bombë, ishte UPS kompjuteri

Një alarm fals për bombë ka alarmuar mbrëmjen e së mërkurës, policinë e Vlorës. Sinjalizimi ka ardhur nga disa punonjës të Ndërmarrjes së Pastrimit të qytetit, të cilët kanë raportuar se në brendësi të një koshi plehrash, në lagjen "10 Korriku" kanë parë një llambë të kuqe që pulsonte dhe lëshonte tinguj. Pas kontrollit nga ekspertët "bomba" ka rezultuar të jetë një akumulator energjie për kompjuterë, që njihet si UPS.



Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›