Rama: Më votoni Kryeministër!
Rama hap fushatën: Më votoni Kryeministër!
Partia Socialiste çeli dje zyrtarisht fushatën elektorale për zgjedhjet e 28 qershorit. Nga "Qyteti Studenti", vendi që mban mbi shpatulla momente të rëndësishme për historinë e vendit, Edi Rama dhe Partia Socialiste nisën "Festën e Ndryshimit". Kreu i opozitës u kërkoi shqiptarëve besimin për t‘i drejtuar në katër vitet e ardhshme me një qeveri që siç tha ai, do të ndryshojë mënyrën e administrimit dhe gjithë politikën. Rama e nisi duke kërkuar votën e tiranasve e duke vijuar me të njëjtën kërkesë për të gjithë shqiptarët. "Unë i kërkoj Tiranës votën për Kryeministër bashkë me Partinë Socialiste në 28 qershor për ta ndryshuar në katër vitet e ardhshme shumë herë më shpejt nga çfarë ka ndryshuar në këto vite. Ndërsa të gjithë shqiptarëve që e duan fshatin dhe qytetin si Tirana unë jam këtu t‘u them që të bëjmë gjëra që duken të pamundura për ta bërë së bashku Shqipërinë si gjithë Evropa", tha ai. Rama iu përgjigj Kryeministrit Berisha pse nuk jep dorëheqjen e si kryebashkiak i Tiranës dhe pse nuk është në listën e kandidatëve. "Kryeplaku Kryeministër më kërkon mua që të iki si kryebashkiak pa i pyetur ata që më zgjodhën mua para dy vjetësh, pa i pyetur që i dhanë atij një shuplakë të fortë dhe që do ia japin edhe kësaj radhe", theksoi Rama duke vijuar më tej më një përshkrim të modelit të Kryeministrit që ai ofron. "Unë nuk dua të jem Kryeministër që Shqipëria të ketë edhe katër vite si këto që po mbyllen me këto probleme e me një qeveri të kthyer në një biznes familjar", deklaroi Rama. Ai u ndal gjerë e gjatë për të shpjeguar arsyet përse ka vendosur të bëjë politikë të re, cili është qëllimi i tij dhe çfarë mesazhi jep politika e re. Referuar turit të gjatë gati trevjeçar Rama tha se "ky udhëtim i ka dhënë dashurisë time për kombin një tjetër përmasë. Në sytë e mi, Shqipëria e viteve të historisë e luftërave për pavarësi, e poemave e heronjve të luftës, e diktaturës dhe situata që kam parë nëpër Shqipëri më ka shtyrë për një politikë të re".
Rama shtoi se është e papranueshme që tanimë vendi të vijojë të vuajë nga varfëria, nga mungesa e shërbimeve shëndetësore e arsimore, nga korrupsioni nga mungesa e lëvizjes së lirë në vendet e BE-së etj. Pjesë e hapjes së fushatës ishte një tjetër aspekt që e lidhte vendin ku u hap me Edi Ramën. Para se kryetari i PS-së të nisë fjalën e tij para të pranishmëve u transmetuan në një ekran të madh, pjesë e një skenografie gjigante, momente nga veprimtaria e Ramës në lëvizjen e dhjetorit të viteve ‘90. Festa e ndryshimit u hap nga një prej figurave më me peshë në selinë rozë, Gramoz Ruçi, i cili shpalli fundin e qeverisjes së Sali Berishës për t‘u ndjekur më tej nga një sërë kandidatësh dhe përfaqësues të shoqërisë civile apo komunitete të ndryshme. Luiza Xhuvani, aktorja e njohur kandidate për deputete deklaroi se "jam krenare që mbështes Edi Ramën, Kryeministrin tonë të ardhshëm".
Përfaqësuesja e Shoqatës së të Verbërve, disa ditë pas incidentit te Kryeministria kërkoi në emër të të gjithë atyre
që t‘i jepet fund dhunës. "Më shumë se kushdo duhet të luftojmë dhunën. Ne kemi kaluar dhunë pushtuesish dhe dhunë politikanësh, por t‘i themi ndal se jetojmë në shekullin e ri", tha ajo.
Ndërsa Fatmir Hoxha, kandidati i Qarkut të Kukësit është zgjedhur enkas për të sjellë një mesazh nga Tropoja, vendlindja e Kryeministrit Berisha. "Qyteti im është lënë në harresë në këta 18 vjet. Po pas 28 qershorit muret që kanë ndarë Tropojën nga pjesa tjetër e Shqipërisë do të bien. Jam i sigurt se bashkë me Ramën dhe PS pas datës së 28 qershor të gjithë qytetarët do jenë evropianë", deklaroi Hoxha. Ndërsa një prej prurjeve më të reja në selinë rozë, kandidat në Qarkun e Durrësit, theksoi se "ky është momenti i Shqipërisë. Për transformimin e madh të saj, kjo është thirrja që vjen për këtë vend dhe këta njerëz që për 18 vite ranë në vesh të shurdhët. Duhet një zgjim i shpejtë dhe zhvillim dinamik është i mundur. S‘kemi kohë të humbim. Projekti i Ramës, i të gjithë ne është projekti për ndryshim, është projekti para të cilit ndodhet Shqipëria sot". Ben Blushi, një tjetër student i Lëvizjes së Dhjetorit e vuri theksin te mungesa e liberalizimit të vizave, dhe te fakti se si ende nuk është realizuar qëllimi i kësaj lëvizjeje: "E duam Shqipërinë si gjithë Evropa". Në përfundim të mitingut dhe nën pikat e shiut të saponisur u prezantua kënga e fushatës elektorale me titullin "Çohu", mesazhi i të cilës është thirrja që të gjithë shqiptarët që të reagojnë më 28 qershor.
E majta
Kreu i LSI-së zhvillon takim elektoral në qytetin bregdetar
Meta sulmon Berishën dhe
kryebashkiakun socialist
Me besim në fitore dhe sulme ndaj Kryeministrit "Gërdec-qeverisës" dhe kryebashkiakut socialist, Vangjush Dako, LSI çeli fushatën elektorale në Durrës. "Jemi në garë jo për të konkurruar, po për ta fituar", deklaroi Ilir Meta nga qyteti bregdetar. Në shëtitoren bregdetare, demokratët organizonin mitingun hapës të fushatës, por entuziazëm dhe brohoritje të shumta ka pasur në pallatin e sportit "Ramazan Njala" të Durrësit, që kanë lënë jashtë vëmendjes fjalën e kandidatëve për deputetë të kësaj force politike në Qarkun e Durrësit. Ndonëse ishte paralajmëruar ardhja surprizë e ish-liderit socialist, Fatos Nano, në këtë çelje fushate, diçka e tillë ka munguar duke zbehur disi interesin për aktivitetin, ndërkohë që pushimi nga puna si punonjës bashkie i ish-futbollistit Shyqyri Ballgjini i ka dhënë ngjyra të tjera fushatës së sapoçelur të Lëvizjes Socialiste për Integrim në qytetin bregdetar. Përveç sulmeve ndaj Kryeministrit Sali Berisha, të cilit Ilir Meta i ka kujtuar se 28 qershori është data limit e qeverisjes së keqe të tij dhe fundi i 20 viteve tranzicion, korrupsion e rraskapitje, fjalimet politike janë ndalur edhe te kryebashkiaku i Durrësit, Vangjush Dako. "Gjushi, s‘kemi punë me ty, por me Sali Berishën ndaj hiq dorë nga veprime të tilla të ulëta. Të kam thënë se je Napoleon gjatë fushatës për zgjedhjen tënde dhe mbështetur, mos na detyro të të thërrasim kameleon. Mos ndëshko ata që përqafojnë idetë, bindjet e së majtës progresiste", theksoi kreu i Lëvizjes Socialiste për Integrim, Ilir Meta, duke iu referuar largimit nga detyra të Ballgjinit për shkak të mbështetjes së kandidatit të LSI-së, Lefter Koka. Meta është ndalur te Gërdec-qeverisja e Berishës, lufta e klasave që bëri Kryeministri me të gjithë qytetarët që kishin bindje të ndryshme nga ai; kriza në të cilën është futur sektori i ndërtimit dhe situata e pashpresë ekonomiko-financiare për shumë familje shqiptare. Ai tha se për daljen nga kjo krizë e rëndë partia e tij ka program dhe plane të qarta që përfshijnë dhe Durrësin e sektorët më jetikë të tij, përfshirë dhe investimet. Meta tha se LSI paraqitet në Durrës me kandidatët e saj më të mirë, ndërkohë që listën e kryeson Lefter Koka, ish-kryebashkiaku socialist i Durrësit: "Jemi këtu për t‘i dalë zot Durrësit. Kemi ekipin më të mirë në garën për Durrësin dhe një kryekandidat që i ka shërbyer komunitetit të tij me veprime konkrete". Lefter Koka u shpreh i bindur në përfaqësimin e elektoratit të vet në legjislaturën e ardhshme, duke besuar te puna dhe provat e dhëna për integritetin dhe angazhimin personal në të mirë të komunitetit. Kandidatët e tjerë që morën fjalën, mes të cilëve dhe analisti Artur Zheji bënë thirrje për të votuar alternativën më të mirë që do t‘i japë fund tranzicionit të gjatë dhe nxjerrë vendin nga kriza, duke hequr njëherë e mirë nga pushteti Kryeministrin.
Berisha: PS rend nëpër
Shqipëri si njeriu pa kokë
Kreu i PD-së, Sali Berisha, çeli nga Durrësi fushatën elektorale për zgjedhjet e 28 qershorit, ndonëse jo mitingun zyrtar, i cili do mbahet më 1 qershor. Qarku i Durrësit do të dërgojë në Parlamentin e ardhshëm 13 deputetë dhe Partia Demokratike, pas Tiranës, e ka përqendruar vëmendjen në këtë qark, për të forcuar pozitat e saj në këtë qytet. Kryetari i PD-së zbuloi nga Durrësi platformën me të cilën u paraqitet qytetarëve gjatë katër viteve të ardhshme.
"Askush nuk mund të bëjë më shumë se ju për një fitore të thellë dhe të shkëlqyer. Vullnetarizmi juaj, fushata juaj, përkushtimi juaj janë vendimtare për fitoren e mazhorancës aktuale. Dua t‘ju premtoj se 4 vitet që vijnë do të jenë 4 vitet e një emancipimi shumë më të madh shoqëror në të gjithë jetën e këtij vendi", tha Berisha. "Do të shohim një Shqipëri tjetër, që do të mund të punësojë së paku 160 mijë qytetarë shqiptarë. Do të shohim një Shqipëri që do të njohë një konsolidim të arsimit të fëmijëve të saj dhe të shërbimeve shëndetësore", theksoi ai. Një ndër premtimet e kreut të qeverisë ishte se "do të ketë kredi të buta për gratë biznesmene nga qeveria". Një ditë më parë, nga Kavaja, kreu i qeverisë i bëri thirrje kreut të PS-së të futej në garë për deputet. "Partia Socialiste po rend sot nëpër Shqipëri si njeriu pa kokë. Ndaj unë dua t‘i bëj thirrje zotit Edi Rama që ta lëshojë karrigen e Bashkisë së Tiranës, shko dhe regjistrohu si kandidat për deputet. Nëse do, e mbledhim sërish Parlamentin, ndryshojmë ligjin dhe dil në krye të garës, dil dhe priju anëtarëve dhe mbështetësve të tu, sepse kështu e do rregulli, kështu e do burrnia, kështu e do pluralizmi, kështu e do Shqipëria, kështu e do demokracia", tha ai nga Kavaja dhe Shijaku. Berisha shpalosi gjithashtu edhe programin e gruas gjatë një takimi në Pallatin e Kongreseve, duke sjellë mesazhin e këtyre zgjedhjeve për gratë e forumit rinor të PD-së. "Shoqëria dhe kombi nuk ndihen të emancipuar në rast se ne nuk realizojmë barazinë midis babait dhe nënës, vëllait e motrës. Sot ne kemi arritur nivelin e punësimit të grave në 49%. Sot administrata e Sali Berishës 59% i ka zonjusha dhe zonja. Sot universitetet e vendit 58% i ka vajza shqiptare. Parlamenti i ardhshëm do të ketë një përqindje shumë më të lartë sesa Parlamenti që shkoi me zonja dhe zonjushe me cilësitë më të mira që paraqitni ju", tha Berisha, duke shtuar se "ne çelim sot fushatën elektorale. Kjo fushatë ka filluar me ju. Fushata elektorale e PD-së ka filluar një vit më parë".