E shtyp autoboti, vdes kalimtarja
Një 35-vjeçare ka mbetur e vdekur në një aksident automobilistik. Ngjarja e rëndë ndodhi ditën e djeshme në aksin rrugor Fushë-Krujë-Laç. Një autobot, i drejtuar nga Shan Uka, 49 vjeç nga Kamza ka përplasur për vdekje 35-vjeçaren Pina Hilla, në afërsi të fshatit Luz, pranë pikës së karburantit "Kastrati". Mësohet se drejtuesi i mjetit është ndaluar, ndërkohë që po punohet për sqarimin e rrethanave të aksidentit.