E Shtunë, 31 Tetor 2026

Alarm për bombë në Lezhë. Ekspertët çaktivizojnë 4 kg tritol

Alarm për bombë në një lokal në Lezhë. Një çantë e dyshimtë ka alarmuar jo pak policinë e qytetit. Menjëherë në vendngjarje kanë arritur forca të shumta policie, të cilët kanë rrethuar ambientet përreth lokalit. Sipas policisë, çanta dyshohet të ketë eksploziv brenda, por deri më tani, ende nuk është zbardhur materiali “sekret”. 

Policia ka bllokuar edhe aksin rrugor Shëngjin-Lezhë, për të minimizuar pasojat e mundshme. Specialistë antieksploziv kanë mbërritur nga Tirana. Policia po vijon hetimet për zbardhjen e ngjarjes. Pronari i lokalit, ka njoftuar policinë sapo ka parë çantën, pranë së cilës ndodhet edhe një celular. 

Ekspertë nga Tirana, kanë mundur të çaktivizojnë tritolin në një çantë, që u vu re sot në një lokal në Lezhë. Forca të shumta policie dhe ekspertë nga Tirana mbërritën në vendngjarje për të bërë të mundur çaktivizim e lëndës plasëse, e cila ndodhej në një çantë brenda një lokali të ndodhur buzë aksit rrugor Lezhë Shëngjin. Sipas policisë në çantë kishte rreth 4 kilogramë tritol, shpërthimi i së cilët do të kishte shumë pasoja. Ndërkohë kanë nisur hetimet për të zbardhur autorët e ngjarjes. 

...

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›