Policia e Korçës pëson ndryshime
Shefi i komisariatit të policisë së Korçës, Latif Kullaj është shkarkuar nga detyra me urdhër të drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit, Ahmet Premçi. Kullaj është emëruar shef komisariati në policinë e Fierit. Ndryshime ka pasur edhe në komisariatin e policisë së Pogradecit. Elvis Sançolli ka lënë detyrën në Pogradec, duke u emëruar shef analize në Drejtorinë e Policisë në Korçë. Ai ka shkëmbyer postet me Sokol Nokën, i cili është emëruar në kryes të uniformave blu në Pogradec.
...