Kohë me mjegull e Prokurorisë
Duket i çuditshëm fakti, por është i vërtetë. Turra e prokurorëve të diktaturës që mbushën zyrat e prokurorisë shqiptare pas ’97-s kanë filluar ofensivën në prag të fillimit të fushatës elektorale. Gjatë vitit 2008, vit që u dominua nga precedenti “Shtylla”, institucioni i akuzës përmbante veç akuza politike karshi mazhorancës, me një tendencë të theksuar dhe prapavijë të qartënxitëse dhe mbështetëse ndaj socialistëve.
E s’ka se si, kur e majta bashkëangazhoi skalionin e vet më besnik me prokurorët më ekstremistë të diktaturës. A mund të quhet më veprim i drejtë i prokurorisë hetimi i rrugës kombëtare që do t’u shërbejë shqiptarëve si një abuzim kur në thelb është vetëm pengesa dhe kërkimi i gjilpërës në mullarin e kashtës. Tashmë shfaqet një prokuror tjetër, Prokurori Bedalli, i cili po kërkon rihapjen e procesit të 14 shtatorit, me motive te qarta politike dhe me synime për te goditur segmente të maxhorances, mbi bazen e akuzave te fabrikuara…
Qartësisht ashtu është dhe s’e luan topi. Prokuroria shqiptare, kjo strehë mjeranësh e prokurorësh të diktaturës, të ngjan me hetuesitë e dikurshme të diktaturës, sepse edhe vetë drejtuesit kanë një vazhdimesi te frikshme. Prokuroria shqiptare, ky sistem i pareformuar mban përmbi supe një përgjegjësi të madhe per bllokimin e reformes. Institucioni mban përgjegjësi të madhe për shumë ngjarje të cilat kanë kaluar heshturazi, ndërsa e ka kanalizuar zhurmën në kahun e kundërt. Prokuroria shqiptare është përgjegjësi për qindra dosje korrupsioni të mbyllura të ish-qeverisjes së socialistëve, të hedhura qëllimisht në harresë duke u dhënë shtysë vetëm 2-3 dosjeve të mazhorancës së sotme, çka shprehet e hapur synimi që kjo mazhorancë të goditet nga të gjitha anët edhe kur s’ka faj, për ta vënë në sy të opinionit si fajtore për të gjithë bëmat që kanë kryer edhe vetë të majtët. Është një lojë tipike hedhin gurin dhe fshehin dorën.
A mundet që qytetari i thjeshtë dhe ndërkombëtarët të kenë besim tek kjo prokurori e politizuar që i shërben besnikërisht opozitës, që frymëzohet dhe nxitet sistematikisht prej saj. A duhet të kemi besim tek këta prokurorë, kur na hiqet një shtyllë, por na del një bedel, e më pas, ikën një bedel e na del një ushtar. Prokuroria po shndërrohet në një armë në dorë të opozitës, që po e përdor sa herë të dojë, sa herë ngelet ngushtë. As vetë diktatori nuk do të ishte më pak i kënaqur sesa sot kur në atë strehë që i thonë ende prokurori janë mbledhur të gjithë sojlsëzat e diktaturës që kanë një fytyrë e një mision; të luftojnë deri në ushtarin e fundit kundër demokratëve, atyre që u rrëzuan strehën e vjetër e më të rrezikshme të sistemit, prokurorinë politike.
Ecën kështu prokuroria jonë dhe vajmedet për të gjithë ne. Vajmedet, ku mbetëm, edhe pas 19 vjetësh rrugë demokracie. C’t’u thuash, sapo ikën një sollak, na vjen një sallakëse, ikën një shtyllë e vjen një ushtar. Oh sa tronditëse!