Shkodër, flakët shkrumbojnë 5 ha me pisha
SHKODER- Flakët e zjarrit të shkaktuara nga një pakujdesi kanë rrëmbyer në pak minuta kodrat e pyllëzuara të komunës Rrethina në Shkodër, ku janë shkrumbuar totalisht rreth 5 ha me pisha.
Zjarri ka rënë pranë pishave në fshatin Bardhaj të komunës Rrethina, pranë kodrave të pyllëzuara ku ndodhen dhe disa reparte ushtarake. Zjarri i është afruar mjaft njërit prej reparteve, ku me ndërhyrjen e zjarrëfikseve por edhe të ushtrisë është mundur të vihet në kontroll.
Zjarri ka rënë një ditë më parë në orët e mbrëmjes, ku sic e shihni në këto pamje, dëmi në kodrën me pisha është i konsiderueshëm.
(e.n/BalkanWeb)