E Diel, 1 Nëntor 2026

Ban Ki-mun dënon dhunën në botën myslimane: E patolerueshme

Dhuna që ka mbërthyer disa vende të Lindjes së Mesme dhe të Azisë, si reagim ndaj një filmi privat të bërë në SHBA, e i cili tallet me profetin Muhamed, është dënuar nga sekretari i përgjithshëm i OKB-së, Ban Ki-mun. Ai ka thënë se dhuna është e patolerueshme.

“Në Libi dhe gjetkë në ditët e fundit kemi parë sulme të tmerrshme dhe trazira. Nuk ka asnjë justifikim për vrasjen dhe brutalitetin e tillë. Duket se filmi i pështirë dhe që nxit urrejtje, ka shkaktuar dhunën. Është e turpshme që të shfrytëzohet e drejta themelore e shprehjes së lirë për të provokuar mungesë tolerance dhe gjakderdhje. Në këtë kohë tensionesh kemi nevojë për qetësi dhe t`i thërrasim aryes”, ka thënë Ban.

Në Libi, të martën është vrarë ambasadori amerikan dhe tre bashkëpunëtorë të tij gjatë sulmit ndaj konsullatës amerikane në Bengazi, i shkaktuar nga turma e zemëruar që reagonte ndaj filmit kundërthënës "Pafajësia e Myslimanëve`.
 

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›