Vetservele: Dënoj sulmin ndaj ambasadës gjermane në Kartum

Ministri i Jashtëm gjerman, Guido Vetservele dënon sulmin ndaj ambasadës gjermane në Kartum të Sudanit.
Gjatë një proteste kundër filmit amator të prodhuar në SHBA, demonstruesit sudanezë ditën e premte kanë sulmuar ambasadën gjermane në Kartum dhe kanë ngritur një flamur islamik mbi ndërtesë, film ky i parë nga myslimanët si denigrues ndaj fesë islame."E dënoj ashpër sulmin në ambasadën gjermane në Kartum.
Kërkoj nga autoritetet sudaneze që siguria e ambasadës gjermane të garantohet menjëherë. Unë e dënoj këtë video anti-islamike që ngjall urrejtje, por nuk është justifikim për shpërthimin e tillë të dhunës. Kjo dhunë duhet të ndalet menjëherë", ka thënë Vestervele.
Filmi në fjalë ka shkaktuar protesta të dhunshme dhe sulme ndaj ambasadave të SHBA-së dhe asaj britanike në disa vende me shumicë myslimane.