E Diel, 1 Nëntor 2026

Mustafa: Nuk i votojmë ndryshimet kushtetuese

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Isa Mustafa ka ripërsëritur qëndrimin e tij se LDK-ja nuk do t`i votojnë ndryshimet kushtetuese, nëse nuk respektohet marrëveshja politike e arritur mes subjekteve politike në prill të vitit të kaluar.

"Ne nuk do të votojmë për ato ndryshime kushtetuese, të cilat nuk e respektojnë marrëveshjen politike që e kemi bërë në prill të vitit të kaluar. Në qoftë se ata mund të mbledhin vota me votu, ajo është punë e fuqisë së votave dhe punë e demokracisë. Por nuk do ta keni votën e LDK-së", ka thwnw lideri I LDK-sw Mustafa.

Presidentja e vendit, Atifeta Jahjaga, sipas Mustafës, duhet ta zbatojë marrëveshjen politike, e cila do t`u hapte rrugë reformave. Sipas tij Jahjaga ka theksuar se do tw respektojë marrëveshjen, do të kontribuojë që të bëhen reformat kushtetuese dhe zgjedhore dhe do të hape rrugë për mbajtjen e zgjedhjeve të reja për president të Kosovës dhe se ajo tashmë duhet ta bëjë një gjë të tillë.

"Atifete Jahjaga duhet t`i zbatojë marrëveshjet politike të vendit. Ne insistojmë se ajo nuk do të ketë detyrim ndaj LDK-së që të zbatojë, por duhet të respektojë një marrëveshje politike, e cila është lidh ndërmjet subjekteve politike e cila është shndërruar në një rezolutë të kuvendit të Kosovës, që ka marrë fuqi të parlamentit dhe për të cilën ajo është zotuar dhe në fjalimin e saj promovues për presidente",theksoi kreu i LDK-së, Isa Mustafa
 

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›