Papa Benedikti XVI në Liban: Të ndalet dhuna në Siri

Papa Benedikti XVI, ka bërë thirrje për ndaljen e konfliktit në Siri. Në kuadër të vizitës së tij në Liban, ai ka bërë thirrje që të ndalohet furnizimi me armë në Sirinë, në të cilën konflikti, që nisi në vitin e kaluar mes regjimit të presidenti Bashar al Asadit dhe kryengritësve opozitarë ka marrë dhjetëra mijëra jetë njerëzish.
“Importi i armëve përfundimisht duhet të ndalet, sepse pa importin e armëve, lufta nuk mund të vazhdojë. Në vend që të importohet armë, që është një mëkat i rëndë, ne duhet të importojmë idetë e paqes dhe gjejmë zgjidhje në pranimin e njëri-tjetrit me dallimet tona”, ka thënë Papa.
Papa Benedikti XVI është mirëpritur të premten në Bejrut nga presidenti libanez Mishel Sulejman, ndërsa konfirmohet nga Vatikani se vizita është pjesë e shtytjes së Papës për dialog ndërfetar.
Vizita ndodh në mesin e shqetësimeve për shtrirjen e konfliktit të Sirisë në Liban dhe protestave të dhunshme kundër Shteteve të Bashkuara në Lindjen e Mesme dhe në Afrikën Veriore.