Alarm per emigrantet ne ishujt spanjolle

Rreth 80 emigrantë me origjinë sub-sahariane kanë risjellë edhe njëherë problemin e emigracionit në Spanjë. Prej disa ditësh, një grup klandestinësh kanë mbërritur në Isla de Tierra, një ishull i vogël shkëmbor përballë Marokut dhe që është lehtësisht i arritshëm edhe me not nga bregu afrikano-verior. Soanaj ka shtetësinë e dy arqipelagëve që janë përballë rivierave marokene, territore që po kthehen në një pikë strehimi për shumë emigrantë. Madridi ka aktivizuar menjëherë kanalet diplomatike duke arritur një marrëveshje me Rabat. Emigrantët do të ndahen në dy grupe për t’u pritur më pas secili në njërin nga dy vendet. Por gjendja emergjente është ende në fuqi. Nëse merret në konsideratë koincidenca ndaj krizës ekonomike dhe mbërritjes së emigrantëve në ishull, është shprehur ministri i jashtëm spanjoll, është e qartë që bëhet fjalë për operacione të koordinuara nga mafia që drejton trafikun e qënieve njerëzore. Përgjegjësi për marrëdhëniet e jashtme në Madrid ka konfirmuar dhe një valë të dytë emigrantësh që kanë mbërritur në Melila, një nga dy enklavat iberike në marok. Më shumë se 160 emigrantë kanë hequr rrjetën e kufizimit në kufi, por vetëm pak persona kanë arritur të kalojnë nga an atjetër e kufirit.