Lamtumire gjigandit te mire

Ka ndërruar jetë në moshën 54 vjecari aktori Majkëll klark Dankan, I njohur për interpretimin e tij në vitin 1999, në rolin e gjigantit Xhon Kofej në ‘Milja e gjelbërt”. Në 13 korrik aktori ishte shtruar për një atak në zemër në Los Angeles, dhe nuk mundi të rekuperojë asnjëherë shëndetin e tij. Edhe pse në 9 gusht ai kishet dalë nga terapia intensive kushtet e tij shëndetësore u përkeqësuan, deri sa një ditë më parë e fejuara e tij dha lajmin për vdekjen. I gjatë 1.98 metra dhe me një peshë 150 kile, Majkëll Klark Dankan kishte lindur në Cikago në 10 dhjetor 1957. Ai u bë I famshëm në rolin e nëj të dënuari me vdekej që shpëton me mënyra mbi natyrore në Miljen e gjelbërt, filmin me Tom Henks në vitin 1999 të bazuar në romanin e Stefën King. Më parë ai kishte qenë truproja e Uill Smith, dhe më pas vjen dhe fama që I dha një emërim për cmimin Oskar. Në vitin 1998 ai kishet marrë pjesë në filmin Armagedon, më pas në Planetin e Majmunëve në vitin 2001, në FBI: Mbrojtaj e dëshmitarëve, 2000, Derdejvill (2003); Ishulli (2005); Qyteti i mëkatit (2005); Në mendjen e errët të H-së.,me regji të Entoni Hopkins (2007); Në shtëpi me prindërit (2008); Luftëtarët e rrugës - Legjenda (2009); dhe më i fundit Kross në 2011-ën. Ai ka apsur dhe një karrierë të mirë televizive si dublues.