Skandali i pergjimeve ne Britanine e Madhe
Eshtë zhvilluar një seancë e re gjyqësore në Londër kundër Rebeka Bruks. Ish drejtuesja e gazetave të grupit të Rupert Murdok ndodhet në bankën e të akuzuarve për përgjime të paligjshme të kryera në periudhën tetor 2000 dhe gusht 2006 në dëm të rreth 600 personave. Bruks aktualisht ndodhet në arrest shtëpie, vetëm sa ka konfirmuar gjeneralitetet e saj dhe i është komunikuar masa për arrest shtëpiak, ndërkohë që seance e radhës është caktuar në 26 shtator. Hetimet për këtë çështje kanë nxjerrë në sipërfaqe një sërë veprimesh të paligjshme, për të cilat janë arrestuar më shumë se 50 gazetarë dhe zyrtarë publikë me akuzën e korrupsionit. Mes këtyre krimeve përfshihet dhe pengimi i drejtësisë në hetimet për zhdukjen dhe vrasjen e një 13 vjeçareje. Skandali ka vënë nën presion kryeministrin britanik Dejvid Kamerun, i cili konsiderohet shumë i afërt me Murdok, dhe i ka imponuar manjatit australian mbylljen e “Njus of the Uorld” si dhe revizionimin e plotë të ekuilibrit të grupit.