Chuck Norris kunder Obames dhe socializmit

Pas Klint Istud, një tjetër yll i Hollivudit ka zbritur në skenë kundër Barak Obamës dhe në mbështetje të Mit Romnit. Kauboji më i famshëm i televizionit amerikan, i cili aktualisht është në ekranet e kinemasë me filmin “Mercenarët 2”, në fakt është edhe mbështetësi më i fundit i kandidatiti republikan. I kapur për dore me bashkëshorten e tij Gena, dhe me një flamur amerikan në sfond, 72 vjeçari shfaqet në një spot politik i publikuar nga portali ultrakonservator, ku i bën thirrje popullit amerikan që të evitojë një fitore tjetër të Barak Obamës. Ai gjithashtu paralajmëron se amerikanët duhet të ruhen nga socializmi. “Vendi ynë i madh dhe liria jonë janë nën sulm dhe mund të humbasin përgjithnjë nëse ne nuk ndryshojmë drejtim, thotë Norris duke iu drejtuar kamerës me një ton të shqetësuar. Bashkëshortja e tij gena shton se ajo dhe i shoqi kanë pyetur veten se si mund të kontribuonin për të mbrojtur vëllezërit dhe motrat amerikanë. Në zgjedhjet e 4 viteve më parë shpjegon bashkëshortja 49 vjeçare e aktorit, 30 milionë të krishterë evangjelistë nuk do të kishin votuar dhe Obama do të kishte fituar vetëm 10 milion vota. Norris nuk e ka fshehur asnjëherë se ndihet në një mission për llogari të zotit. Konservator ai shpesh ka mbrojtur idetë e partisë republikane. Në vitin 2007 ai mbështeti Majk Hakabi, ish guvernatorin e Arkansas. Videoja zgjat më pak se dy minuta, ajo përfundon me një përshëndetje për t'u takuar në kutitë e votimit.