Atleti iranian refuzon te takohet me Midellton
Nuk mund të flitet për një incident diplomatik por gjithësesi nuk ka kaluar pa u vënë re gjesti i atletit Iranian në lojërat paraolimpike të Londrës. Atleti në disiplinën e hedhjes së diskut nuk ka pranuar t’i shtrëngojë dorën dukeshës së Kembrixh, Kejt Midëllton, e cila i ka dhënë dhe medaljen e arit. Si e tregojnë dhe pamjet edhe vetë bashkëshortja e princit Uilliam nuk ka zgjatur dorën për të takuar atletin Iranian. Siç bën të ditur dhe pallati mbretëror britanik, Midëllton ishte lajmëruar që atleti Iranian mund të kishte evituar që të shtrëngonte dorën me Midëllton. Arsyeja e këtij gjesti që më shumë se një rregull është një bindje në Iran, sipas të cilit duhen evituar kontaktet qoftë dhe shtrëngimi i duarve ndëmjet mashkullit dhe femrës. Me pak fjalë atleti i lojërave paraolimpike vetëm sa ka ndjekur traditat e vendit të tij dhe dukesha, e cila ishte informuar më parë e ka respektuar këtë gjë pa rënë shumë në sy.