Alarm per mbetjet urbane ne Tirane

Mbetjet urbane dhe ato inerte nga ndërtimet, janë problemet më shqetësuese për Tiranën. Nëse nuk do të ndërhyhet më një plan masash, situata do të jetë katastrofike. Kështu u shpreh ministri i Mjedisit Fatmir Mediu gjate prezantimit të projektit për menaxhmin e mbetjeve. Shqetësim sipas Mediut janë vendet e grumbullimit në të cilat duhet të ndërhyhet pasi teknologjia është shumë e vjetër dhe nuk kanë kapacitete. Mbi 1 milione qytetarë në Tiranë shkaktojnë rreth 700 tone mbetje ne ditë.
“Tirana arriti që të rehabilitojë në depozitimin e Sharrës i cili për shumë kohë ishte kategorizuar si një dnër spotet më të rrezikshme në vendin tonë. Megjithëse i rehabilituar ky vend depozitim nuk përmbush të gjitha standartet e kërkuara. Nuk mund të përballojë sasitë e gjeneruara të mbetjeve në Tiranë, nuk mund të krijojë mundësinë e një përpunimi dhe trajtimi të plotë të mbetjeve duke bërë të pashmangshme nevojën për një depozitim të ri apo një politikë të re” tha Mediu.
Problemet e ngritura janë mbështetur edhe nga përfaqësuesit e bashkisë së Tiranës, të cilët kanë kërkuar një kordinim mes strukturave përkatëse.
“Bëj një thirrje këtu edhe për strutkurat e BE që në kuadër të integrimit drejt BE, drejt rajonalizimit të problemeve përqasjet nga poshtë- lart duhet të marrin një mbështetje të madhe duke përfshirë këtu një rol të rëndësishëm të qarkut në koordinimin e marrëdhënieve midis komunave dhe bashkive” tha Majlinda Duka, specialiste në bashkinë e Tiranës.
Tirana sipas përfaqësuesve të ministrisë së Mjedisit ka taksat më të ulëta për pastrim krahasur me bashkitë e tjera.
Edlira Sulejmani Azhornuar së fundi ( e martë , 22 shkurt 2011 )