E Shtunë, 31 Tetor 2026

Berisha 8 Maji vote e lire

Zgjedhjet e 8 majit janë një sfidë e re për qeverinë e cila sipas kryeministrit Berisha do të përballohet me vetëm duke zbatuar standartet për të realizuar kështu zgjedhjet më të mira dhe duke mbrojtur votën e lirë.Kryeministri Berisha ka vlerësuar kontributin historiktë shkodravë në ndërtimin e demokracisë.

“Ne zgjedhjet me te fundit Shkodra faktoi numerimin me te mire te votave, duke çertifikuar standartin e zgjedhjeve te lira e te ndershme me 28 qershor 2009. Ne 8 Maj ne do perballemi me nje situate te re, sfide te re. Ne do e perballojme serish me standarte kete sfide, duke realizuar zgjedhjet me te mira dhe duke mbrojtur voten e lire” tha Berisha.

Shqiptarët vijoi më tek kryeministi janë i vetmi vend ne Evrope 95% e qytetareve të te cilit mbeshtesin integrimin ne Europe, ndrësa sipas berishës 3-4 % jane pjesa destruktive e opozitës e cila kerkon vetem regresin e vendit.

“Pas 20 vitesh kreret e opozites rrethuan kryeministrine. Ne arritem brenda kufinjve te ligjit qe te japim pergjigjen tone e cila mbetet institucionale. Do dalin ne drite pergjegjesite ne lidhje me ngjarjet e 21 Janarit. Ne qendrojme per funksionimin e institucioneve. Kjo eshte kerkesa e miqve te BE-se dhe SHBA-se. Çdo shqiptar ka pergjegjesine qe te ndertoje te ardhmen e tij evropiane. Ne duhet te tregojme me voten e lire vullnetin tone evropian te cilin ska puc as aventuriere qe te mund ta rrezoje” tha Berisha .

Kryemnisti Berisha dhe ambasadori i delegacionit të BE kanë bërë inagurimin e qendres se informimit te Bashkimit Evropian e dyta në vendin tonë pas asaj të ngritur në Vlorë.

Bruna Gjoka

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›