Spahiu Pakicat po cenojne shqiptaret. Godo Gjaku nuk ndryshon per 2 minuta

Fenomeni i ndryshimit abuziv të kombësisë në jug të vendit ka zgjuar reagimin e mbi 60 shoqatave kombëtare. Intelektualë, historianë e anëtarë të këtyre shoqatave u mblodhën në një takim për të kundërshtuar nxitjen që u bëhet shqiptarëve për të ndryshuar kombësinë. Nënkryetari i Këshillit të Lartë të Drejtësisë Kreshnik Spahiu reagoi ashpër duke kërkuar të mos shkelen të liritë e shqiptarëve me pretekestin e mbrojtjes së pakicave.
“Çdokush duhet të ketë të qartë në këtë vend që të drejtat e pakicave duhet të shtrihen deri atje ku nuk preken interesat e shumicës shqiptare në këtë vend. Shqipëria fatkeqësisht po kalon një periudhë të vështirë të krizës politike. në Shqipëri gjithçka është bërë formale, por nuk mund të tolerojmë që në këtë Shqipëri informale të lulëzojë edhe tregu i zi i ndryshimit të kombësive” tha nënkryetari i KLD-së, Kreshnik Spahiu.
Spahiu i kërkoi zyrave të gjendjes civile të mos shkelin ligjin duke bërë regjistrim me baza etnike e fatere.
“Përkatësia kombëtare nuk është vlerë pasurore e shpirtërore që mund të disponohet me testament apo me amanet. Prandaj zyrat e gjendjes civile nuk duhet në asnjë mënyrë të shëprdorojnë rregullat dhe legjislacionin shqiptar në lidhje me ndryshimin e kombësisë. Një rregjistrim mbi baza etnike dhe fetare të pambështetur në prova dhe fakte jo vetëm që vjen në kudënrshtim me legjislacionin shqiptar për rregjistrimin me vetëdeklarim, por vjen në kundërshtim të hapur me cdo konventë europiane” tha Spahiu.
Politikani Sabri Godo akuzoi qeverinë dhe përfaqësuesit e minoritetit grek se përpiqen të ndryshojnë kombësinë e shqiptarëve artificialisht.
“Shkenca thotë që u dashkan 6 mijë vjet të ndryshojë kodi gjenetik i njeriut kurse me formularin që na ka vënë qeveria para sot njeriu e ndroka kombësinë, domethënë ndron gjakun e tij, ndron prejardhje në dy minuta e sipër. Kjo nuk shkon” tha Godo.
Shoqatat atdhetare u zotuan të mbrojnë interesat e vendit përballë përpjekjeve të vazhdueshme të qarqeve greke për të ndërhyrë në çështjet e brendshme të Shqipërisë.
Aurela Papadhima Azhornuar së fundi ( e martë , 22 shkurt 2011 )