E Shtunë, 31 Tetor 2026

Alarm për mungesën e gjakut

Ata që janë të sëmurë me talasemi, më shumë se gjithë të tjerët, këtë verë përballen me mungesën e gjakut. Madje janë të shumtat rastet kur talasemikët janë detyruar te kthehen ne shtëpi, pa e kryer transfuzionin, per shkak te mungesës se rezervave të gjakut nepër spitale.

Kreu i shoqatës së talasemikëve, Musa Zeneli, thotë se per shkak te mungeses se gjakut, ata ndihen shume të dobët dhe rrezikojnë jetën.
Sipas Zenelit, numri i dhuruesve eshtë tepër i ulet dhe i pamundur per te plotesuar te gjitha nevojat për gjak, ndërkohë që sipas tij, dhurimi i gjakut është një e drejtë subjektive por që qytetarët duhet te reflektojnë dhe dhe të bejnë dhurime të gjakut për të ndihmuar talasemikët.
 

Talasemikët kërkojnë furnizimin e vazhdueshem të trupit me gjak dhe sipas Zenelit kjo kategori po trajtohet me doza teper të ulta sepse rezervat e spitaleve mungojnë. Në vend numërohen rreth 500 talasamikë fëmijë, çka do të thotë se ata kanë nevojë për më shumë gjak dhe transfuzion të sigurt.
 

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›