E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kuçi: Futja e veriut në dialog, nuk do të ndodhë

Ndërkohë që presioni nderkombëtar por rritet, Kosova nuk do të pranojë të nënshkruajë asnje marrëveshjeje me Serbinë për vulat doganore, nëse do të kërkohet ndryshimi i tyre. Kështu është shprehur në një intervistë dhënë për "Zërin", zëvendëskryeministri i Kosovës, Hajredin Kuçi. I dyti i ekzekutivit është shprehur i bindur se policia e Kosovës ka kapacitete të mjaftueshme për t`u përballur me strukturat paralele në veri të vendit. Ndonëse paralajmëron strukturat paralele dhe kriminale në veri, Kuçi tha se nuk do të ketë aksione në atë pjesë të vendit.
"Nuk do të ketë aksione që do t`i frikësojnë qytetarët tanë serbë atje", është shprehur ai.
Dhe pse ka presione ndaj Serbisë, që çështja e serbëve të veriut të futet në axhendën e bisedimeve, zëvendëskryeministri shprehet i bindur se një gjë e tillë nuk do të ndodhë. Ai madje thotë se askush deri më tani nuk ka kërkuar futjen e veriut në dialog. Duke komentuar mundësinë e dhënies së një statusi special për serbët e veriut, Kuçi ka thënë se askush deri më tani nuk e ka diskutuar një ide të tillë.
 

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›