Alarm për tsunami në në Japoni, vendi u godit nga një tërmet 7.3 ballë
Japoni- Një paralajmërim për tsunami është lëshuar pasi një tërmet me magnitudë 7.3 goditi bregdetin lindor të Japonisë.
“Epiqendra e tërmetit ishte rreth 245 km në jug-lindje të Kamiashi-t, në një thellësi prej rreth 36 km”,-tha US Geological Survey.
Tërmeti u ndje në kryeqytetin, Tokio dhe një metër tsunami është raportuar të ketë arritur në qytetin e Ishinomaki-t në prefekturën Miyagi.
Miyagi u godit nga një tërmet shkatërrues dhe tsunami në mars të vitit 2011. BBC-ja raporton se nuk kishte kërcënim për përhapje të gjërë në Oqeanin Paqësor, por që një tsunami shkatërrues mund të gjenerohet në brigjet lokale. Paralajmërimet e lartësisë së tsunami kanë ndryshuar mes 50cm dhe 2m.
Ajo shton se çdo lartësi e tillë do të përbënte një rrezik më të ulët të shkatërrimit sesa cunami 10-11 metër që goditi në vitin 2011. Evakuime janë urdhëruar në disa nga zonat e prekura.
Ndërkohë kryeministri Yoshihiko Noda ka anuluar fushatën për zgjedhjet e 16 dhjetor-it.
Tërmeti me magnitudë 9.0 që goditi më 11 mars 2011 la më shumë se 15.000 të vdekur dhe më shumë se 3,200 të humbur. Tërmeti shkaktoi që një situatë të veshtire në centralin bërthamor Fukushima, duke shkaktuar rrjedhje të rrezatimit dhe evakuime masive.
Dorina Bilbili/IDEA/
Na ndiqni në: @GazetaIdea në Twitter/Gazeta Idea (Faqja Zyrtare) në Facebook
Ndani me ne komentet tuaja: