Kuvendi diskuton sot pr/buxhetin 2013, priten debate pozitë-opozitë
Tiranë- Paraditen e sotme Kuvendi i Shqipërisë do të mblidhet për të shqyrtuar në parim projketbuxhetin e vitit 2013.
Pritet qëtë ketë debate të ashpra mes opozitës dhe mazhorancës, kjo për faktin se opozita e cilëson buxhetin si jo real, pasi sipas tyre nuk synon investime të reja, por shkon për të shlyer detyrimet e prapambetura. Ndërsa sipas mazhorancës falë këtij buxheti do të ketë një rritje ekonomike vitin që vjen.
Këto debate janë bërë gjatë shqyrtimit të buxhetit në komisione dhe sidomos në Komisionin e Ekonomisë.
“Ky buxhet nuk afron asnjë investim të ri, pra asnjë projekt të ri, i cili do të fillojë rishtaz në 2013, përkundrazi do të vazhdojë të paguajë projekte të cilat janë zvarritur në kohë ose janë zvarritur pagesat e tyre”, tha Arben Ahmetaj gjatë diskutimit në Komisionin e Ekonomisë.
“Kemi një statistikë tjetër. Mjafton të shikoni prokurimin publik online, do të shikoni që me dhjetëra subjekte futen në çdo proces prokurimi. Ky nuk është tregues krize, ky është tregues që bizneset kanë besim te financimet e Qeverisë”, – u kundërprgjigj Sekretari i Përgjithshëm i Ministrisë së Financave Dorian Teliti.
/IDEA/
Na ndiqni në: @GazetaIdea në Twitter/Gazeta Idea (Faqja Zyrtare) në Facebook
Ndani me ne komentet tuaja: