E Diel, 1 Nëntor 2026

I ftohti ekstrem, keshillat qe duhen per te evituar gripin Sonila Isaku



Ulja e temperaturave gjate ketyre diteve ka bere qe te rriten rastet e pacienteve, te cilet kane nevoje per keshillen e mjekut per shkak te virozave. Keshtu mjekja infeksioniste Entela Kolovani, ka theksuar se gjate diteve te fundit eshte verejtur nje rritje e numrit te pacienteve, nderkohe qe numri eshte ne vlerat mesatare te muajit dhjetor. Sipas mjekeve parashikohet qe gjate dhjetorit te kete shtim te rasteve, dhe kjo per shkak te stines se ftohte. "Aktualisht jemi ne fazen e virozave dhe jo te gripit stinor. Pacientet paraqiten me probleme te laringitit, kolle, temperature e larte dhe nje sere shqetesimesh te tjera. Nderkohe qe keshillohet te evitohen grumbullimet masive si dhe te evitohen kontaktet me njerezit, te cilet kane simptoma te gripit. Kjo ne menyre qe te pengohet kryqezimi i infeksionit nga nje kalim ne nje tjeter, si dhe te luftohet per nje trajtim te hershem te semundjes", ka theksuar Kolovani. Sipas saj, keshillohet perdorimi i produkteve natyrale qe permbajne vitamina, sic jane frutat dhe perimet, te cilat permbajne vitamine C, A, B1, B6. Por ne ditet e te ftohtit ekstrem, mjeket e shendetit publik japin nje sere keshillash duke filluar nga qendrimi ne shtepi per te moshuarit dhe femijet pasi temperaturat japin si probleme te virozeve ashtu edhe te zemres per te moshuarit. "Ambientet e brendshme te shtepise duhet te ajrosen here pas here, pasi edhe mbingrohjet jane te demshme ashtu si edhe i ftohti. Nderkohe per te semuret kronike, keshillojme qe te evitojne ambientet e ftohta pasi gjate dimrit organizimi dhe zemra punojne me shume per te perballuar te ftohtin duke sjelle edhe probleme serioze", nenvizojne specialistet e shendetit publik. Sipas tyre, qendrimi per nje kohe te gjate ne te ftohte mund te sjelle nje temperature trupore deri ne 35 grade dhe me pas shoqerohet me probleme per organizmin. Ndersa keshillohet qe edhe per pjeset e trupit qe ekspozohen me shume ndaj te ftohtit te merren masa. "Gjate qendrimit jashte pjeset me te ekspozuara si koka, kembet e duart mund te ngrijne. Ne fillim ato humbasin ndjeshmerine dhe pas ngrijne duke u bere gri edhe te dhimbshme. Ndaj keshillojme edhe veshjen dhe te ruhet nje temperature trupore", theksojne specialistet. Sipas tyre, per te vegjlit ka te tjera keshilla kur ata shfaqin probleme te temperatures se larte per shkak te virozes. "Prindi duhet te ule temperaturen e femijes, sepse nuk e ul dot mjeku. Me ane te mjeteve rrethanore, banja freskuese dhe kompresave. Me pas vijne ilacet. Duhet te kujdeset prindi per temperaturen e femijes. Kjo viroze duhet pasur kujdes, sepse nga dita e peste mund te kaloje ne bronkopneumoni", shprehet mjekja infeksioniste. Kjo e fundit kerkon qe prinderit te jene te kujdesshem ne mbajtjen nen kontroll te temperatures se femijeve dhe t'i vizitojne tek mjeket e familjes per te shmangur komplikacionet e mundshme. Mjeket kerkojne qe prinderit mos te blejne ilace ne farmaci pa konsulten e mjekut. Po keshtu ne keshillat e bluzave te bardha hyjne edhe banjat per te vegjlit deri ne pese here ne dite per uljen e temperaturave, ku femija duhet te qendroje gjysme ore dhe ne temperature uji 2 deri ne 3 grade me te ulet se temperatura e trupit.

Kategorite e rrezikuara

Nje kujdes i vecante duhet edhe per foshnjat, sidomos ato nen 1 vjec, ku keshillohet te mos flene ne dhoma te ftohta, pasi humbasin nxehtesi me lehte se te rriturit dhe nuk gjenerojne nxehtesi permes dridhjes. Po keshtu kategorite e tjera te rrezikuara nga virozat, por edhe problemet e te ftohtit jane edhe te moshuarit, te semuret kronike dhe grate shtatzena.

Keshillat me te nevojshme ndaj te ftohtit

1 Mbuloni pjeset me te ekspozuara si koka, qafa, kembet dhe duart

2 Mbuloni hunden dhe gojen per te ngrohur ajrin qe thithni

3 Vishuni disa shtresa te rrobave dhe me xhup te padepertueshem nga shiu

4 Vishni kepuce te ngrohta dhe nese jetoni ne zona me bore qe iu mbrojne nga rreshqitjet

5 Evitoni daljet ne oret e para te mengjesit dhe ato te vona na darke

6 Ushqehuni mire dhe evitoni alkoolin dhe duhanin

7 Ne te ftohte kufizoni punet e renda dhe vrapimet.

Parashikimi

Meteorologet: Sot kohe me diell fundjava me shi dhe bore

Serish temperatura te ftohta parashikojne meteorologet gjate ketyre diteve, ndersa per diten e sotme pritet te kete nje pezullim te reshjeve, te cilat rikthehen serish te shtunen e te dielen duke sjelle edhe nje rritje te temperaturave maksimale me 2 grade. "Gjate dites se premte pritet te kemi mot te kthjellet me temperatura nga 3 grade minimalet ne 9 grade maksimalet. Nderkohe qe fundjava sjell serish reshje te shiut dhe bores ne zonat malore", nenvizojne meteorologet. Sipas tyre, ne zonat malore temperaturat minimale gjate javes ne vazhdim pritet te shkojne deri ne minus 9 grade celsius dhe ajo me e larta te jete ne 3 grade. Nga ana tjeter, nje dimer te ftohte dhe te lagesht parashikojne sinoptikanet pergjate ketij viti, ndersa theksojne se dy muajt e pare te 2013 do te jene te ftohte, por pa reshje te shiut apo bores. Nderkohe qe ditet e para te dhjetorit kane mberritur me ulje te ndjeshme te temperaturave dhe reshje shiu, qe kane pushtuar gjithe vendin. Meteorologet thone se nga nje parashikim i pergjithshem i situates sinoptike, muaji dhjetor do te jete shume i lagesht, nderkohe qe janari dhe shkurti do te kene reshje shiu me te reduktuara, por temperatura te uleta, te cilat mund te shkojne deri ne disa grade nen zero. Megjithate nje lajm i mire eshte se nga nje parashikim paraprak, dimri kete vit do te jete me i thate se nje vit me pare, nderkohe porsa u perket temperaturave ato do te jene pak nen vlerat normale te mesatares se viteve te fundit.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›