Alarm te Barcelona, edhe Mesi mungon ndaj Interit
Mesi ka pësuar një dëmtim në këmbën e majtë dhe mjeku i Barcelonës, Leo Pruna, ka përjashtuar çdo mundësi për një riaftësim të talentit argjentinas për sfidën e Ligës së Kampionëve në “Kamp Nou” ndaj Interit.
Jo vetëm kaq, por Leo Mesi rrezikon të mos jetë në gjendje për të luajtur në ndeshjen tjetër të madhe, “Klasiken” kundër Realit të Madridit të dielën.
Kështu, shtohen dhimbjet e kokës për trajnerin Pep Guardiola, që në dy nga ndeshjet më të rëndësishme të sezonit, i duhet të bëjë pa disa prej yjeve të skuadrës. Prania e Ibrahimoviç nuk është akoma e sigurt dhe gjithashtu Markez, Jaja Ture e Abidal, janë katalanasit e tjerë që do të jenë të padisponueshëm për Guardiolën.