Lorik Cana mahnit trajnerët e Premier Ligës
Mesfushori shqiptar u largua nga Olimpiku i Marsejës në drejtim të Sanderlendit për shifrën e 5.5 milionë eurove. Para Canës, si blerjet më të mira u vlerësuan ato të mbrojtësit të Arsenalit, Tomas Vermaelen dhe e mesfushorit të Liverpulit, Alberto Akuilanit. Duhet theksuar se mesfushori i kombëtares shqiptare renditet para rusit Juri Zhirkov, u cili u ble nga Çelsi për 20 milionë euro nga CSKA e Moskës.
Në 13 takime Lorik Cana ka rrëmbyer zemrën e stafit dhe të tifozëve të Sanderlendit, por edhe të krejt trajnerëve të Premier Ligës. Këtë fundjavë Cana u shpall si futbollisti më i mirë i fushës në fitoren 1-0 kundër Arsenalit, megjithëse përballë kishte yje të tillë si Çesk Fabregas, Samir Nasri, Andrei Arshavin, etj.
Veç në përballjen me Arsenalin, Lorik Cana është shpallur si futbollisti më i mirë edhe në ndeshjet kundër Çelsit, Liverpulit apo Mançester Junaited.
“Jam i lumtur që arrita ta afroj Canën nga Marseja te Sanderlendi dhe që ai nuk u transferua tek asnjëra prej katër të mëdhave në Premier League”, deklaroi tekniku Stiv Brus, duke shtuar se futbollisti i kombëtares shqiptare është i aftë për të qenë pjesë e ekipeve elitare.