E Shtunë, 31 Tetor 2026

Ferrara: Del Piero nuk është ende në maksimum

“Aleksi na ka munguar, sepse është një lojtar i rëndësishëm, që transmeton karakter te grupi. Gjatë këtyre dy javëvë ka punuar mirë, por nuk ka luajtur për një periudhë të gjatë, prandaj duhet marrë parasysh edhe kjo. Roli i tij? Prapa sulmuesit kryesor”, nënvizoi Çiro Ferrara.

E thënë ndryshe, në ndeshsjen e mbrëmjes së sotme, Del Piero nuk do të luajë gjatë gjithë 90 minutëshit. Në lidhje me formacionin që do të hedhë në fushë ndaj Udinezes, tekniku italian tha se në sulm alternativat janë të shumta, duke mos zbuluar asgjë më shumë.

Ferrarës i duhet të bëjë me të dëmtuar të shumtë, midis të clëve edhe Markizio, i cili është operuar në menisk dhe do të qëndrojë larg fushave për një periudhë gati një mujore. Megjithatë, rikthehet Sisoko, një armë më tepër për trajnerin bardhezi në repartin e mesfushës.

                                                                                             

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›