E Shtunë, 31 Tetor 2026

Seria A, rezultatet e javës së 13-të

Kapiteni Françesko Toti, i rikthyer pas një dëmtimi të gjatë, ishte njeriu i ndeshjes së sotme në “Olimpiko” midis Romës dhe Barit. Italiani realizoi të tre golat për verdhezinjtë në fitoren 3-1 përballë barezëve në shtëpi (6’, 14’ dhe 28’).

Sampdoria ka mposhtur në “Marasi” Kievon 2-1, me gola të shënuar nga Poli në minutën e 19-të dhe Pacini në të 65-tën. Për veronezët shkurtoi diferencën Mantovani dhjetë minuta para fundit.

Paqe e “bardhë” në “San Paolo”, aty ku Napoli i Valter Mazarrit nuk ka shkuar më tepër se një barazim pa gola përballë Lacios në krizë, në një ndeshje të tensionuar dhe me shumë kartonë të verdhë.

Barazim edhe në “Renzo Barbera”, ku Palermoja vendas priste Katanian. 1-1 përfundoi kjo ndeshje, ku vendasit lënë dy pikë mjaft të çmuara. Martinez në minutën e 55-të e bëri të pavlefshëm golin e Miliaços, që u dha vendasve avantazhin e përkohshëm që në minutën e katërt.

Humbje në transfertë për Xhenovan. Të besuarit e Gasperinit u mundën 2-1 nga Livornoja në “Armando Piki”, duke humburr terren në renditje. Humbet edhe Siena në shtëpi ndaj Atalantës. 2-0 përfundoi ky takim, që i sheh bluzinjtë triumfues, ndërkohë që Bereta nuk e ka nisur me mënyrën e duhur rikthimin e tij tek Siena.

Seria A, java e 13-të

Dje
Bolonja 1 – 3 Inter
Fiorentina 2 – 3 Parma

Sot
Milan 4 – 3 Kaljari
Roma 3 – 1 Bari
Livorno 2 – 1 Xhenova
Napoli 0 – 0 Lacio
Palermo 1 – 1 Katania
Sampdoria 2 – 1 Kievo
Siena 0 – 2 Atalanta
Juventus – Udineze (20:45)

                                                                                             

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›