E Shtunë, 31 Tetor 2026

Mou: Sa lehtë me Bolonjën, tani mendojmë për Barçën!

“Ishte një fitore e merituar, e bukur dhe pa probleme”, deklaroi portugezi në përfundim të takimit të djeshëm në “Dall’ara”. Në lidhje me aktivizimin e Balotelit që nga minuta e parë, duke lënë në stol Samuel Eto, Mourinjo tha: “Kemi tre sulmues cilësorë. Eto do të luajë titullar ndaj Barcelonës, prandaj e lashë të pushojë”.

Dhe më pas zëvendësimi, pas golit të shënuar: “Përvoja më thotë se ka lojtarë që i kontrollojnë emocionet kur marrin karton. Por Mario luan njëlloj, si kur ka karton, ashtu edhe kur nuk ka. Prandaj, nuk doja të rrezikoj duke luajtur me dhjetë lojtarë”.

Në fund, diçka për ndeshjen e të martës ndaj Barcelonës: “Në atë stadium duhet më tepër teknika, sesa taktika. Ndeshja në “Kamp Nou” do të jetë një test i rëndësishëm për lojtarët para sfidës ndaj Rubin Kazanit në shtëpi. Ibrahimoviç? Me 99.999 për qind do të luajë”.

                                                                                             

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›