E Shtunë, 31 Tetor 2026

Alarm tek Interi Lojtaret pak respekt per Benitez

Ceshtja

Pas ceshtjes Kivut tek Interi vazhdojne problemet. Kete here behet fjale per Muntari e Maikon. Mesfushori ganez eshte kthyer ne shtepi i acaruar kur ka mesuar se nuk ishte as ne stolin e rezervave ne sfiden kunder Juventusit ndersa mbrojtesi brazilian ndezi polemiken me te bertiturat e tij drejt stafit teknik pasi kerkonte qe ata te nxitonin me zevendesimin e Biabianit. E perditshmja italiane La Repubblica i ka cilesuar keto episode si tregues te nje sjelljeje te pergjithshme brenda ekipit. Gazeta shkruante se veprimet e lojtareve zikalter jane alarmante ndersa theksonte se fajin e ka sezoni i kaluar i cili duket i paperseritshem. Keta futbolliste kane fituar gjithcka por me nje trajner tjeter qe ne fund i braktisi per te drejtuar Realin e Madridit. Zhoze Murinjo eshte nje prej trajnereve lsquote hekurt te futbollit boteror lexohej ne faqen e gazetes ne internet. Shkrimi qe fliste rreth situates tek Interi vazhdonte Nuk eshte me lsquostervitesi me kamxhik shpjegon nje burim brenda klubit dhe lojtaret jane me pak te lsquouritur per trofe ne krahasim me nje vit me pare. Te gjithe e dinin se nuk do te ishte e thjeshte. Gjithsesi Interi mbetet e para ne grupin ne Champions dhe i dyti ne kampionat mbyllej artikulli. Gjithsesi zikalterit ende nuk kane gjetur vazhdimesine e skuadres se madhe. Nje gje te tille tashme duhet te mesojne ta bejne edhe pa zbutesin me kamxhik.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›