Revanshi i Murinjos Kur me kritikojne behem me i forte
E kishte thene dhe e beri. I lodhur nga kritikat per loje skarce dhe pak gola te Realit te tij Zhoze Murinjo kishte theksuar Do te vije nje dite ne te cilen do te bejme ne nje ndeshje te vetme te gjithe golat qe kemi humbur deri tani. Dhe kjo dite erdhi. I blancos shkaterrojne Deportivo La Korunjen 6-1. Gjashte gola aq sa kishte bere Reali ne pese javet e para. Special One u pergjigjet ne fushe kritikave te ashpra te shtypit spanjoll per lojen pak spektakolare te Real Madridit. Dhe i ben te heshtin te gjithe me nje paraqitje super Dyshimet mbi mua me motivojne. Goleaden e hap Ronaldo ne minuten e trete. Fitorja sigurohet me golat e Eumlzil dhe Di Maria ne pjesen e pare. Ne te dyten shenon Higuain pastaj nje autogol dhe serish CR7. Me nje goditje madrilenet realizojne te gjithe golat qe kishin realizuar nga fillimi i kampionatit Gjashte. Megjithate Murinjo qendron me kembe ne toke. As rezultati dhe as duartrokitjet e publikut nuk me bejne te mendoj se puna mbaroi. Kemi luajtur tete ndeshje me gjashte fitore dhe dy barazime. Ky eshte bilanci. Tani vihet re freskia e skuadres qe na lejon te luajme me nje ritem te ndryshem. Trajneri madrilen perfiton edhe te heqe ndonje gozhde nga kepuca. Shigjeta i drejtohet gazetareve qe e kane sulmuar. Nese keni dyshime mbi nje trajner qe ka fituar ate qe ka fituar vendosini ju kushtet se si duhet te punohet ne kete vend. Pastaj vazhdon Kam besimin e presidentit te drejtuesve dhe me lojtaret po ndertojme nje marredhenie te mire. Murinjo e kishte thene Do te kete nje ndeshje ne te cilen nje kundershtar i shkrete do te paguaje per rastet e shumta te humbura. Dhe Reali i tij nuk e ka tradhtuar. Deportivo La Korunja ishte viktima e perzgjedhur per revanshin. Jo vetem per lojen. Trajneri portugez ishte ne syrin e ciklonit edhe per perjashtimin e talentit te ri Pedro Leon blerja e vetme e pakerkuar nga Murinjo nga lista e te grumbulluarve per sfiden me Okser. Doza u rrit pas sherreve me gazetaret dhe heshtjes per shtyp. Por nuk ka mbaruar. Performanca e radhes mes seriozitetit dhe shakave te Mou qe ne Madrid ashtu si tek Interi ai nuk humbet rastin per te polemizuar me mediat. Si pergjigje per ata qe e kane akuzuar se e ka reduktuar ne menyre drastike hapesiren per intervistat dhe stervitjes me dyer te hapura ne konferencen e zakonshme te shtypit Murinjo u paraqit me nje flete ku shenohej minutazhi i deklaratave te lojtareve te Realit ne muajin e kaluar duke nenvizuar se gazetaret qe e ndjekin skuadren jane te privilegjuar ne krahasim me klubet e tjera. Sipas llogarive te Murinjos ne shtator lojtaret e Realit kane folur per gazetaret 600 minuta ose 10 ore duke perfshire dhe 13 konferenca te tij. Pra Murinjo nuk mbaron kurre se beri surpriza.