Kombetarja kompletohet grupi anti-Bosnje
Demtimi i Debatik Currit dhe fatkeqesia e trajnerit Josip Kuzhe kane ardhur si nje rrufe ne qiell te hapur per Kombetaren e cila eshte ne prag nje prej ndeshjeve me te rendesishme ne Grupin D eliminator te Euro 2012. Megjithate pjesa tjeter e grupit e ka ndare mendjen tia beje hyzmetin sfides ndaj boshnjakeve dhe fatkeqesite sherbejne si nje stimul me shume per tu karikuar. Ne stervitjen e djeshme te zhvilluar ne Kavaje grupi ka qene i pergjysmuar ndersa vetem ne oret e para te mbremjes se djeshme eshte kompletuar. Zevendestrajneri Mustedanagic dhe drejtori teknik i Federates Astrit Maci kane drejtuar seancen qe zgjati rreth 60 minuta. Mesfushori i Dinamos Emiljano Vila eshte stervitur vecmas pasi ende nuk ka kaluar demtimin. Nderkohe qe ekzistojne dyshime se Lala nuk do te jete ne dispozicion te trajnerit Xhemal Mustedanagic pasi sikurse eshte bere e ditur dje mesfushori energjik i Hanoverit ende nuk eshte rikthyer ne formen e tij optimale per te zbritur ne fushen e lojes.