E Diel, 1 Nëntor 2026

Mjeku amerikan Kuzhe E veshtire te them ne do ti rikthehet profesionit

Gjendja Pikepyetja e madhe rendon mbi te ardhmen e trajnerit i cili po permiresohet dita-dites

Pikepyetja e madhe ne lidhje me mundesine e rikthimit te Josip Kuzese ne formen e meparshme per ta drejtuar Shqiperine nga pankina shqeteson mendjet e te pasionuarve te shumte te futbollit te cilet kishin identifikuar te trajneri kroat njeriun e duhur per te timonin e kuqezinjve. Por mjeket nuk japin garanci per kete. Deklaratat e tyre te fundit jane shume evazive.

Tashme eshte e sigurt Trajneri i kombetares shqiptare Kuzhe do te jete i detyruar ta ndjeke sfiden e se premtes te ekipit tone perfaqesues me Bosnjen nga televizori. Ekipi i mjekeve shqiptare ne Spitalin Amerikan ne Tirane eshte asistuar edhe nga nje mjek amerikan per te bere nje verifikim te fundit te gjendjes shendetesore te teknikut kroat qe po kurohet nga nje hemorragji cerebrale ne tru. Gjendja eshte ne kursin e mire po permiresohet nga dita ne dite tani ka rritur aktivitetin fizik. Parametrat e tjere qendrojne brenda normales u shpreh dje mjeku neurokirurg i Spitalit Amerikan Fatos Olldashi. Edhe pse gjendja e trajnerit eshte permiresuar ne krahasim me ditet e kaluara ka qene mjeku amerikan prof. Carles Park mjek neurokirurg ne Baltimore ai qe ka lene te nenkuptohet per nje pikepyetje te madhe ne lidhje me rikthimin e tij ne krye te pankines shqiptare. Kemi te bejme me nje demtim serioz te trurit dhe mendoj se eshte me fat qe eshte ne kete gjendje te mire. Kuzhe po e perballon mjaft mire situaten eshte i vetedijshem flet por eshte paksa i pergjumur. Megjithate besoj se do ta marre veten plotesisht. Mendoj se mundesia e ndjekjes se ndeshjes nga fusha eshte shume e paket por nuk ka asnje problem ta ndjeke ate nga TV. Veshtire te thuhet se ai do ti rikthehet profesionit por une pres qe ai ta marre veten krejtesisht e te kthehet ne formen e meparshme thote mjeku amerikan. Diten e marte ose te merkure trajneri Kuzhe do ti nenshtrohet serish nje skaneri per te pare gjendjen e tij shendetesore. FSHF i mban veshet ngritur pasi vendimi perfundimtar i mjekeve do te jete deciziv edhe ne lidhje me vazhdimin ose jo te bashkepunimit mes Kombetares dhe trajnerit ne te ardhme. Drejtuesit e federates pritet te mbajne nje mbledhje te rendesishme ne ditet e ardhshme ku do te vendoset se cfare do te behet. Ne rast se Kuzhe nuk do te jete me ne gjendje qe ta vazhdoje aventuren ne krye te Shqiperise atehere do te nise puna per gjetjen e nje trajneri te ri.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›