Migen Memelli triplete me Al Faisali
Migen Memelli eshte rikthyer te rruga e rrjetes ne kampionatin elitar te Arabise Saudite. Sulmuesi pogradecar ka realizuar tri gola ne ndeshjen ku Al Faisali ka triumfuar me rezultatin 4-2 perballe Najran SC. Bomberi shqiptar ka shenuar ne minutat 46 51 dhe 56 duke i dhene skuadres se drejtuar nga ish-trajneri i Dinamos Zlatko Dalic nje fitore shume te rendesishme. Ky eshte goli i katert per golashenuesin me te mire te kampionatit shqiptar ne sezonin 2008-2009 me fanellen e Al Faisali ndersa me pare ai kishte shenuar edhe ne ndeshjen e javes se pare te kampionatit me 16 gusht ne barazimin 3-3 ne fushen e Al Uehdas. Me paraqitjen ne takimin e javes se tete te kampionatit ne Arabine Saudite Memelli jo vetem qe i ka dhene fund agjerimit 7-javor qe lidhej me situaten jo te mire te skuadres por ka bere qe Al Faisali te ngrihet ne tabelen e klasifikimit. Tashme skuadra eshte ne vendin e 8-te ne kuoten e 9 pikeve ashtu si edhe Al Kadisijah dhe Al Uehda.