Alarm tek opozita – mungon Edvini dhe 4 burra të partisë
Dezhurnin e partisë po e kryejnë me mund veç 3-4 të përzgjedhur të dorës së dytë, ndërkohë që Edi Rama është zhdukur prej një gushtit. Në të njëjtën kohë, kanë shkëputur lidhjet me publikun edhe 4 drejtues të tjerë të lartë të opozitës, por destinacioni i tyre i pushimeve s’dihet. Gojët e liga tek selia s’bëjnë fjalë për orgji, por shprehin shqetësimin nëse duhet t’i drejtohen ndonjë emisioni televiziv për gjetjen e të humburve apo jo?
Në opozitën e PS-së, kryefjala e këtyre ditëve është kërkimi i blog-eve apo adresave të emisioneve televizive ku mund të gjenden drejtuesit e humbur, politikëbërësit e orëve të vona si dhe të ardhurit rishtas, të cilët janë zhdukur njëkohësisht një gushtin e shkuar, dhe s’ka asnjë lajm se kur kanë ndërmend të kthehen. Në selinë e PS-së kanë ngelur veç 3-4 ROGL-të që u ra shorti dhe fatzinjtë ishin Fatmir Xhafaj, Olta Xhaçka, Artan Gaçi e Mimi Kodheli. Një mendje djallëzore është përpjekur që dezhurnit socialist t’i japë përfaqësimin e nevojshëm, në mënyrë që të fshihet ikja e njëkohshme e Edi Ramës, Erion Velisë, Eduard Shalësit, Dashamir Pezës, Taulant Ballës,...e ndonjë tjetri ylberist që s’po na vjen në mendje në këtë fazë enumeracioni në të cilën gjendet anëtarësia socialiste. Klima është në tollovi të plotë dhe komplekset që i shkaktohen publikut të majtë nga daljet e shpeshta inauguruese të kryeministrit Sali Berisha po e çojnë me shpejtësi strukturën organizative drejt nulifikimit. “Të gjithë bashkë janë? Të gjithë në Dubai? Apo u kthyen në Paris?”. Këto janë pyetjet publike që anëtarësia socialiste shtron këto ditë, para syve të çuditur të zëdhënëses së partisë, të cilës më mirë i kujtohet ai konkursi periferik i miss-it, në të cilën ka marrë pjesë në mënyrë modeste vite më përpara, sesa fytyra e kryetarit të partisë, i cili atë e ka bezdi dhe deklaratat për shtyp ia komunikon veç nëpërmjet sms-së. S’ia ka parë surratin këto kohë kryetarit hundëplatin, as zëdhënësja, e as anëtarësia. Opozita është shpallur ëanteed, por bashkë me këtë kërkim për opozitën e humbur, mbetet edhe shpresa që të mos jetë i vërtetë dyshimi se ylberistët e lartpërmendur e njëkohësisht të munguar, janë të gjithë së bashku. Në qofshin të gjithë së bashku, atëhere leksiku i këtyre pushimeve të përbashkëta do të zgjerohej me fjalë që s’na i zë goja t’i shqiptojmë para nënave e motrave tona, por në mënyrë formaliste mund t’ia shkruajmë publikut, e ai le ta përballojë si të mundet situatën që mund t’i krijohet me entourage-in, kur të vijë puna tek leximi. Në qofshin të gjithë së bashku, leksiku pasurohet me gjasat e materializimit të një orgjie brendagjinore... Dhe dyshimi s’na hiqet dot veç në daltë sot ndonjëri nga të lartpërmendurit në konferencë për shtyp për të na konfirmuar se s’po i çon ditët e netët nën shoqërinë e kryetarit të partisë. Re.po
...