E Diel, 1 Nëntor 2026

“Deri më tani 26 për qind më shumë turistë së viti 2009”

Ministri Xhaferaj inspekton vijën bregdetare Radhimë - Orikum

Ministri i Turizmit Ferdinand Xhaferaj me stafin e MTKRS e kaloi ditën dje duke vizituar vijën bregdetare Radhimë - Orikum. Kjo vizitë kishte si qëllim, prekjen nga afër të problematikave të investitorëve, edhe për tu njohur drejtpërsëdrejti me opinionin e turistëve. Ndalesa e parë ishte në plazhin e Radhimës ku Ministri kërkoi mendimin e investuesve të kësaj zone. Ministri Xhaferaj nuk la pa marrë dhe opinionin e turistëve vendas dhe të huaj, të cilët shprehën mendimet e tyre pozitive për turizmin shqiptar.
Turistët u shprehen se një ndër ndryshimet e këtij viti ishin përmirësimi i infrastrukturës për gjatë vijës bregdetare, ndalimi i ndërtimeve pa leje si dhe pastërtia e bregdetit.
Ministri Xhaferaj u shpreh se ky zhvillim është fryt i angazhimeve dhe politikave zhvilluese që ka ndërmarrë qeveria shqiptare e kryesuar nga Sali Berisha. Nga viti 2009, sot numri i turistëve të huaj theksoi ai është rritur me 26 për qind.
Iniciativë e këtij inspektimi ishte dhe takimi me investitorët e bregdetit për të dëgjuar dhe për t’i ardhur në ndihme problematikave të tyre pasi cilësia është synimi i turizmit.

...

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›