E Shtunë, 31 Tetor 2026

Alarmi, gruaja kalon rrethimin e Shtëpisë së Bardhë

Uashington - Një grua vendosi të kalojë rrethimin e Shtëpisë së Bardhë duke vënë në alarm shërbimin e sigurisë së presidentit Barak Obama. Menjëherë pas alarmit është bërë izolimi absolut i ndërtesës, ndërkohë që brenda saj gjendej edhe presidenti amerikan.

Gruaja e quajtur Pamela Morgan është ndaluar menjëherë nga shërbimet e sigurisë. Shtëpia e Bardhë iu rikthye normalitetit pasi u mbajt e blinduar për dy orë. Deri tani nuk janë zbuluar ende shkaqet që e shtynë gruan 56 vjeçare të kalonte rrethimin e shtëpisë presidenciale.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›