Berisha-Ramës: Lëri ndërtimet!
Tiranë -Kryeministri Sali Berisha është ndalur mbrëmjen e shkuar në Peqin, nga ku ka deklaruar se në katër vitet e ardhshme, Shqipëria do të shndërrohet në një kantier ndërtimi, për të krijuar kështu vende të reja pune. “Në katër vite ne do të punësojmë 160 mijë qytetarë shqiptarë. Në mbi 100 hidrocentrale që nisin ndërtimin apo janë në ndërtim e sipër, në 6 parqe të mëdha industriale, në dhjetëra resorte turistike, në mijëra dhe mijëra kilometra rrugë që do të asfaltohen në mbarë vendin, punësimi juaj do të jetë kryefjala e programit tim të ardhshëm”-theksoi Berisha.
Ai shtoi se në katër vitet që vijnë, do të ketë sërish rritje të madhe të rrogave dhe pensioneve. Duke folur për ndihmën në bujqësi, kreu i qeverisë theksoi se do të financohet çdo projekt për fermerët për rritjen në këtë mënyrë të prodhimit të tyre.
“Së dyti, subvencionimin e naftës dhe importeve të tjera për të gjitha sipërfaqet e mbjella. Së treti, rindërtimin e plotë të sistemeve të vaditjes. Së katërti, ju premtoj investime në agrobiznes dhe nxitje të përpunimit të prodhimeve të tyre. Ju premtoj pensione të barabarta me pensionet e qytetit. Ky është zotimi ynë!”-tha më tej kreu i Partisë Demokratike, i cili aspiron edhe për një mandatë të dytë.
Duke ftuar qytetarët për të marrë pjesë në votime si dhe duke votuar Partinë Demokratike, u ka kërkuar që të marrin “kartat e identitetit, pasaportat, duke i dëshmuar vetës, njëri-tjetrit, por edhe mbarë Evropës se ne kemi dinjitetin, kemi mençurinë, kemi vullnetin, për tu bërë qytetarë të vërtetë europianë”.
Si në çdo takim elektoral, i ka bërë thirrje kreut të bashkisë së Tiranës, Edi Rama që të dalë në sheshin e burrave. “Mos kërko vota kur fshihesh pas karriges së bashkisë, bëhu burrë, ke edhe 48 orë afat, vije veten në krye të listës, le të ndryshojmë ligjin dhe le të vazhdojmë garën. Përndryshe zoti Rama, ndëshkimi me votë i shqiptarëve do të jetë edhe më i rëndë sesa ndëshkimi që i bën Ramiz Alisë në vitin 92. Dil në shesh, mos u fshih prapa lejeve të ndërtimit”-nënvizoi nga Peqini Sali Berisha.