E Diel, 1 Nëntor 2026

Alarmi i CRCA, Hazizaj:Po organizohen rrjete pedofilie

Qëndrat për të Drejtat e Fëmijëve japin alarmin se në Shqipëri ekzistojnë rrjete të mirëorganizuara të pedofilisë. Altin Hazizaj, drejtori i CRCA thotë se i është drejtuar organit të Prokurorisë, për të hetuar këtë fenomen që përbën rrezik për të miturit shqiptarë.
 

Edhe pse të drejat e fëmijëve mbrohen me ligj, raste të tilla delikate kërkojnë përmirësime në ligj dhe trajtim të vaçantë të miturve që bihen pre e abuzimit seksual.
 

Në raste të tilla, psikologët thonë se një abuzim seksual ndikon negativisht në zhvillimin psiko- emocional të fëmijëve. Në anën tjetër,ata theksojnë se çdo formë abuzimi, mund t`i hapin rrugën çrregullimeve psikike dhe fizike duke kërkuar trajtim të veçantë për fëmijët që përjetojnë drama të tilla.
 

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›