E Shtunë, 31 Tetor 2026

Shkodër, zjarr në malin e Taraboshit

Sipërfaqe te tëra me pisha janë djegur sot në malin e Taraboshit në Shkodër. Zjarri, i cili është shfaqur është përhapur me shpejtësi, i ndihmuar dhe nga temperaturat e larta.

Kanë qenë banorët e zonës dhe efektivat e policisë, ato që kanë ndërhyrë të parët për shuarjen e zjarrit, duke përdorur mjete rrethanore. Zjarrfikëset e ardhura nga Shkodra kanë mundur të ngjiten deri në një pjesë të terrenit të thyer dhe së bashku me komunitetin kanë mundur që të shuajnë zjarrin.

Nga ky zjarr nuk janë vënë në rrezik banesat përreth. Pjesa e djegur është shkurre dhe ende nuk dihet shkaku i rënies së zjarrit.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›