Alarmi i OBSH: 4 mije raste me kancer ne vit
Rreth 4 mije persona preken ne vit ne vendin tone nga semundjet tumorale. Te dhenat jane bere publike per here te pare nga nje studim i kryer nga Organizata Boterore e Shendetesise, nderkohe qe mbeshtetet edhe nga mjeket onkologe shqiptare. Sipas te dhenave, shkaktare kryesore te ketyre semundjeve jane alkooli, duhani si dhe ndryshimi i stilit te jeteses, apo edhe ushqyerjes. "Rreth dy te tretat e pacienteve shqiptare te cilet jane te prekur nga semundjet tumorale, e zbulojne ate ne stade te avancuara qe eshte veshtire per t;i kapur", thuhet ne studimin e OBSH-se. Po sipas ketij studimi, rezulton se kanceri me i perhapur eshte ai i mushkerise, kancerit te gjirit dhe qafes se mitres.
Onkologet
Mjeket onkologe te kryeqytetit pohojne rritjen e rasteve te kancerit ne vendin tone ne 30 per qind gjate ketyre viteve te fundit. Sipas tyre, jane nje sere faktoresh qe ndikojne ne shfaqjen e kesaj semundjeje te rende, nderkohe qe perhapja eshte e ndryshme nga meshkujt te femrat. Sipas mjekeve, me te rrezikuar per t'u kapur nga semundjet tumorale jane meshkujt dhe kryesisht me kancerin e mushkerive. "Shkaqet kryesore jane pirja e duhanit dhe te alkoolit, sidomos te moshat e reja. Shqiperia ze vendin e dyte ne Evrope per sa i perket konsumimit te duhanit", jane shprehur mjeket onkologe. Sipas tyre, te femrat rasti i kancerit te gjirit ka fituar nje rritje prej gati 5 per qind ne vit, duke shenuar keshtu rreth 350 raste te reja.
Shperndarja
Duket se konsumi i alkoolit apo duhanit jane edhe shkaktaret kryesore te shfaqjes se kancerit ne mushkri te meshkujt. Te dhenat tregojne se rreth 306 raste shfaqen cdo vit me kete lloj semundjeje, nderkohe per sa i perket vdekshmerise se tyre nuk ka te dhena te sakta. Pas tumoreve ne mushkri, jane ato ne lekure, te cilat shenojne 291, qe mendohet se shkaktohen nga rreze te demshme apo edhe semundje te lekures, te cilat avancojne deri ne tumore. Prostata eshte nje nga llojet e tumoreve qe rrit rastet nga viti ne vit, me pas vijne kanceri i stomakut, melcise etj. Ndersa per sa u perket femrave, ato preken nga tumoret e gjirit, i cili shkakton edhe 400 viktima ne vit. Por, perseri edhe numri i femrave te prekura nga kanceri i qafes se mitres mbetet shqetesues, keshtu mbi 230 raste te reja shenohen cdo vit. Te dhenat e QSUT-se tregojne se rreth 200 raste humbasin jeten. Kurse sa u perket tumoreve te tjere, qe shfaqen te grate jane ato te lekures, stomakut, sistemi nervor etj.
S. Isaku
Kanceri, ne liste pas semundjeve te zemres
Semundja e kancerit, renditet e dyta per sa i perket numrit te viktimave, pas semundjeve te zemres. Sipas te dhenave te mjekeve kardiologe, rezulton se 50 per qind e pacienteve shqiptare vdesin nga semundje te sistemit kardiovaskular. Me pas vijne vdekjet e shenuara nga semundjet tumorale. Keto semundje shkaktojne rreth 17 per qind te vdekjeve qe ndodhin ne Shqiperi. Ndonese nje pjese e rasteve arrin te kurohet ne vend, por edhe jashte, perseri numri i atyre qe vdesin mbetet ne shifra te larta. Kjo shume here per shkak te mungeses se te ardhurave financiare te familjareve, por edhe per shkak se disa nga keto lloj semundje jane te pakurueshme.