Brace: Berisha pasurohet, populli varferohet
Nenkryetari i Grupit socialist, Erion Brace, akuzoi dje qeverine si te perlyer ne korrupsion e qe notojne ne leke ne kurriz te qytetareve te varfer. Duke u bazuar ne deklaratat e pasurise se tyre per nje vit, Brace tha se Kryeministri e ministrat deshmuan vete se jane bijte e korrupsionit se jane pasuruar me 1.5 milione euro per nje vit. Ne nje kohe kur, sipas tij, ne vend po thellohet varferia e po demtohet rende biznesi. "Sali Berisha, ministrat e tij, pra ati dhe bijte e Republikes se korrupsionit, na deshmuan se si ministrat perdorin grate, vajzat, perdor babane kryeminister si lavatrice, ku lahen parate e paligjshme te korrupsionit", akuzoi nenkryetari. Sipas Braces, gjate kesaj periudhe kur pasuria shkon te qeveria, vendi varferohet gjithnje e me shume dhe mbi 40 mije biznese te vogla rrezikojne te falimentojne se bashku me te gjithe te punesuarit qe kane ne to. "Ne jemi te vendosur te rrezojme republiken e varferise", theksoi Brace.