E Diel, 1 Nëntor 2026

Mbyllet raundi i pare i negociatave NATO-Shqiperi

Koordinatori Kombetar i NATO-se, Glori Husi, dhe ekspertet e caktuar nga ministrite per kete organizate, mbyllen dje me sukses raundin e pare te negociatave mes Shqiperise dhe NATO-s. Negociatat e djeshme ne Bruksel u perqendruan ne ceshtjet politike dhe te mbrojtjes. Shqiperia angazhohet te permbushe te gjitha detyrimet qe rrjedhin nga parimet baze te Traktatit te Uashingtonit. Pas ketij raundi te bisedimeve, me 9 maj 2008 do te mbahet edhe nje raund tjeter, gjate te cilit do te negociohet per ceshtje te karakterit tekniko-ligjor, ceshtje te sigurise dhe te burimeve financiare dhe njerezore. Pas perfundimit te negociatave dhe konsultimeve do te aprovohet nje plan masash dhe veprimesh me afate te percaktuara qarte, te domosdoshme per anetaresimin me te drejta te plota ne Aleance, te cilat do te permbushen gjate kesaj periudhe, deri ne pranveren e vitit te ardhshem.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›